Bandat kriminale po ofrojnë “zbritje të sezonit festiv” për migrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë në Britani, duke u tallur me përpjekjet e ministrave për të goditur emigracionin e paligjshëm.
Një hetim i Mail on Sunday zbuloi se kontrabandistët shqiptarë po përdorin reklama në mediat sociale për të promovuar marrëveshje me çmime më të ulëta, me një tarifë prej 5,000 £ për person gjatë Krishtlindjeve, një zbritje prej 37,5 për qind,pasi çmimi i zakoshëm është 8,000 £. Reklamimi vjen pasi deputetët dhe aktivistët kanë paralajmëruar se bandat do të përdorin luftën civile të Partisë Tory mbi emigracionin si pjesë e fushatave të tyre të marketingut.






