Shqiptarët do të votojnë sot më 14 maj për zgjedhjet lokale të vendit.
Me vendim Gjykate të premten është shtuar edhe një Qendër Votimi e Posaccme, në IEVP BELSH, ku nga 5212, në të gjitha bashkitë e vendit janë 5.213 qendra votimi, të cilat do të presin votues nga ora 07:00-19:00.
Në zgjedhjet e 14 majit, të drejtën e votës e kanë 3.650.550 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 122.545 janë zgjedhës për herë të parë.
144 kandidatë të subjekteve politike si: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Lëvizja Bashkë, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia e Fronit të Majtë, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, si dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të synojnë të marrin drejtimin e bashkive në gjithë vendin.
Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë. Në Tiranë garojnë 4 kandidatë.
Këto zgjedhje, në tre bashki të vendit, Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike.






