Një mori destinacionesh u renditën bazuar në sigurinë, përballueshmërinë ekonomike, klimën dhe angazhimin në mediat sociale dhe Shqipëria u rendit në krye të listës. Vendi më i mirë për t’u vizituar këtë vit? Me kaq shumë qytete interesante për t’u eksploruar dhe gjëra të reja argëtuese për të bërë, ky është një titull mjaft i vështirë për t’u dhënë, por platforma HelloSafe ia ka arritur të rendisë destinacionet më të mira për vitin 2025. Kompania ka analizuar një mori vendesh dhe u ka dhënë atyre një rezultat të përgjithshëm, bazuar në sa të sigurta dhe të përballueshme janë, angazhimin në mediat sociale dhe si performojnë në një indeks klimatik bazuar në reshjet dhe temperaturën ideale. Në krye të listës me një rezultat prej 75.8 është Shqipëria, i cilësuar si vendi i bukur mesdhetar që është bërë një alternativë e preferuar ndaj Greqisë dhe Kroacisë gjatë viteve të fundit. Plazhet janë aq të bukura, sa bregdeti i Shqipërisë ishte destinacioni kryesor i preferuar në Europë për vitin 2025, sipas këtij raporti.
Ksamil
Vendet që ia vlen të vizitohen përfshijnë Ksamilin, një “gërshetim gjiresh, ishuj në miniaturë, kepe të pyllëzuara dhe laguna që shkëlqejnë në diellin e vonë të pasdites”, dhe Gjirin e Dafinës, një rezervat natyror i mbrojtur në gadishullin e Karaburunit.
Theth
Megjithatë, rajonet e brendshme të Shqipërisë janë gjithashtu spektakolare. HelloSafe e quajti vizitën në luginën e ruajtur të Thethit, në rajonin alpin të Shqipërisë, si një nga gjërat më të mira për të bërë këtë vit. Është një zonë e mbushur me kullota alpine, pyje të dendura pishe dhe liqene, të gjitha me një sfond mbresëlënës majash të mprehta.
Kolumbia zuri vendin e dytë me një rezultat 72.2, dhe Laosi zuri vendin e tretë me 71.9.Vendet më të mira për t’u vizituar këtë vit:
Shqipëri
Kolumbi
Laos
El Salvador
Serbi
Arabi Saudite
Kazakistan
Butan
Bahrein
Guatemala
Mongoli
Armeni
Porto Riko
Gana
Uruguai
Andorra
Tanzani
Samoa
Moldavi
Sri Lanka