Në Zvicër u hodh shorti i Play Off të Botërorit, ku Shqipëria dhe Kosova u njohën me rivalët e muajit mars.

Kundërshtar i kalueshëm për kuqezinjtë, që e shohin veten në Grupin B dhe do sfidojnë Poloninë në gjysmëfinale. Në rast se shkojmë në finale, aty do përballemi me çiftin Ukrainë-Suedi.

Kosova “gjen’ Sllovakinë në gjysmëfinale. Dardanët, nëse kalojnë këtë pengesë, në finale masin forcat me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.

Gjysmëfinalet e play-off mbahen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026. Në Botëror, nga takimet që do zhvillohen në mars, do të shkojnë 4 ekipe.

Ndërkontinental:

Keledonia e Re/Xhamajka – Kongo

Bolivia/Suriname – Irak

Europa:

Grupi A

Italia/ Irlanda e Veriut – Uells/ Bosnja Hercegovinë

Grupi B

Ukraina/ Suedi – Polonia/ Shqipëri

Grupi C

Turqia/ Rumania – Sllovaki/ Kosova

Grupi D

Danimarka/ Maqedonia e Veriut – Çeki/ Irlandë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu