Shqipëria ka dërguar sot 58 efektivë dhe 10 mjete nga forcat e armatosura ne ndihme për zjarret në Greqi, pasi vendi fqinj kishte kërkuar ndihmë nga mekanizmi europian i mbrojtjes ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Por mjetet dhe ndihmat e dërguara nga Shqipëria janë kthyer pas pasi Greqia nuk i ka pranuar. Greqia ka thënë se nuk ka nevojë për ndihmë tokësore.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili teksa shpreh ngushëllimet e tij për viktimat nga zjerret në Greqi, uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë.

Njoftimi i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi:

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie!

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.

Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.

Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu