Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një postimi në Facebook një zhvillim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Sipas tij, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka autorizuar Presidencën Daneze të BE-së që të ftojë zyrtarisht Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5, “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. “SHQIPËRIA NUK NDALET”, shkruan Rama në reagimin e tij, duke theksuar se ky është një tjetër hap konkret në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Grupkapitulli 5 përfshin një nga fushat më të ndjeshme të negociatave me BE-në, që kërkon përputhje të standardeve evropiane në politikat bujqësore, zhvillimin rural dhe përdorimin e burimeve natyrore.