Ballina Sport Shqipëria e mbyll vitin me fitore karakteri dhe…talenti 

Shqipëria e mbyll vitin me fitore karakteri dhe…talenti 

E mbyll me fitore vitin 2022 Shqipëria që si për ironi siguron suksesin e parë të 12 muajve të fundit. Sipas të gjitha gjasave është ndeshja e fundit kjo ndaj Armenisë për trajnerin Edoardo Reja, kontrata e të cilit mbyllet në fundin e muajit nëntor. Skuka dhe Asllani me 11-metërsh, nga një gol në çdo pjesë për kuqezinjtë që japin shenja të rëndësishme jete ndaj një skuadre të kalueshme në letër.

Ishte ndeshja ku shkëlqyen lojtarët e Partizanit pasi përveç golit të Skukës, Cara fitoi 11-metërshin dhe shënoi një gol në fund të anuluar nga sistemi VAR. Një notë pozitive edhe për Kristjan Asllanin që në skuadrën e shumë të rinjve, ishte një nga “violinat” kryesore duke inspiruar mesfushën dhe duke krijuar shumë volum loje në një repart në vështirësi.

U rikthye titullar edhe Ernest Muçi, ish-sulmuesi i Tiranës që gjen haopësira në skuadrën kuqezi pas shumë kohëve mungesë për shkak të problemeve që ka hasur me Legian në Poloni. Tashmë Shqipëria shikon drejt muajit mars ku me një trajner të ri do të nisë fushatën eleminatore Euro 2024.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks