Ballina Kulture Shqipëria dhe Polonia e viteve ‘60/ Ekspozita në muzeun ‘Marubi’ me fotografitë...

Shqipëria dhe Polonia e viteve ‘60/ Ekspozita në muzeun ‘Marubi’ me fotografitë e polakes Zofia Rydet

Screenshot

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u cel ekspozita “Regjistri Sociologjik”, një projekt monumental i fotografes polake Zofia Rydet. Ekspozita dokumenton jetën, identitetin dhe ndryshimet shoqërore në Shqipëri dhe Poloni gjatë dekadave të fundit të shekullit XX me mbi 20 mijë imazhe. Përmes një qasjeje unike, Rydet ndërtoi seri të strukturuara si “Gratë në pragje”, “Profesione”, “Dritaret”, “Shtëpitë” dhe “Televizorët”, duke krijuar një pasqyrë të thellë të jetës së përditshme. Paralelisht, ajo zhvilloi edhe tema konceptuale si “Prania”, që pasqyron ndikimin e figurës së Papa Gjon Palit të Dytë në familjet polake, dhe “Miti i Fotografisë”, që trajton rolin e imazheve në hapësirat familjare.

Ky projekt tejkalon dimensionin e thjeshtë dokumentar dhe shndërrohet në një atlas vizual, ku fotografia funksionon si dëshmi antropologjike dhe reflektim artistik. Të vecanta ishin fotot e realizuara në Shqipërinë e viteve 60, të Shkodrës, Tiranës, Krujës, Vlorës etj, të publikuara për herë të parë.

E kuruar nga Clare Grafik dhe Karol Hordziej, ekspozita “Regjistri Sociologjik” vjen si një mundësi unike për publikun për të eksploruar një nga arkivat më të rëndësishëm fotografikë dhe për të reflektuar mbi mënyrën se si imazhi dokumenton dhe ruan kujtesën kolektive të shoqërisë. Ajo erdhi falë mbështetjes së Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks