3000 simpatizantë të Shkodrës i janë bashkuar thirrjes për protestë. Me mjete personale si dhe furgonë e autobus të vendosur në dispozicion nga dega e PD nisja u bë në mënyrë të organizuar nga disa pika të qytetit dhe njësive administrative.
N/kryetari i PD Shkodër, Qashif Hoxha: Të largojmë një ditë e më parë këtë qeveri. Arsyet për të protestuar janë të shumta. Nga Shkodra priten 2500 – 3000 protestues. Nisja ka filluar që në orën 8 në mënyrë të organizuar dhe me makina private. Skenari i protestës qëndron te lidershipi i PD në Tiranë. Protesta do jetë shumë më agresive se të tjerat. Jemi këtu për ti dalë zot vendit. Këtu vetëm do protestohet deri në dorëheqjen e Edi Ramës.