Shqipëria hedh një tjetër hap të madh drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama njoftoi se më 16 shtator, nën Presidencën Daneze të BE-së, vendit tonë i është ofruar mundësia të hapë edhe katër kapituj të rinj negociues, të cilët do t’i shtohen 24 kapitujve të hapur brenda vetëm 11 muajve.
STATUSI i Rames:
🔴 TJETËR LAJM I MIRË – Shqiperia nuk ndalet🦅
Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash. Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱✋🇪🇺