Roma do të mirëpresë të enjten e 13 nëntorit mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë italiane.

Burime për newspower.al thonë se pas një takimi kokë me kokë mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni, sëbashku me ministrat e dy qeverive do të mbahet një takim I përbashkët ku do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe identifikimin e projekteve projekteve të reja.

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim bashkëpunimin strategjik me qeverinë italiane në sektorë si energjia, kujdesi shëndetësor, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi I migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora por edhe rritja inteligjente.

Samiti pritet të thellojë formalizojë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar një kuadër të strukturuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushat e sipërpërmendura.

Ndër vite, Shqipëria dhe Italia ka ruajtur marrëdhënie të mira dy palëshe, çka e dëshmon edhe njohja e pensioneve por edhe ngritja e qendrave të kthimit të emigrantëve në Gjadër, marrëveshje të cilën Edi Rama e ka cilësuar unike, ndërsa homologia e tij Meloni, ka theksuar disa here mbështetjen që Italia I jep Shqipërisë në aspiratën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu