Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht teksa udhëtonin pasditën e kesaj te enjte në aksin Rrëshën-Bukmirë. Drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit ka ndeshur në pengesa, teksa është ulur për t’i pastruar një masiv inertesh ka rreshqitur duke rrezikuar të zënë poshtë atë së bashku me pasagjerin i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë. Paraditën e kësaj të enjte banorët prostestuan para Bashkisë Mirditë duke kerkuar rehabilitimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshem. Autoritetet deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu