Dy turistë humbën kontaktet këtë të premte në Malin e Taraboshit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë, së bashku me grupin alpin të FNSH-së, nisën kërkimet dhe, pas disa orësh, arritën t’i gjenin në zonën e Zogajt. Turistët, një shtetase gjermane dhe një shtetas nga Kosova me banim në Prishtinë, morën ndihmën e nevojshme nga ekipet e shpëtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu