Pak para minutash, pranë burgut të Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Oficerë nga Policia e Tiranës kanë mbërritur në burgun e Fushë-Krujës për të verifikuar gjithçka. Mësohet se shpërthimi ka ardhur nga gjeneratori, që besohet se më parë ka marrë flakë dhe depozita e karburantit ka plasur. Ka një numër të madh efektivësh në vendngjarje.

Zhurma është dëgjuar në zonë, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Po hetohet edhe pista që gjeneratorit mund t’i jetë vendosur tritol, por këto janë vetëm dyshime paraprake. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit  të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu