Ballina Kronike Shpërthimi në banesën e policit në Shkodër, autorët ishin të maskuar, ngjarja...

Shpërthimi në banesën e policit në Shkodër, autorët ishin të maskuar, ngjarja dyshohet se lidhet me detyrën

Newspower.al ka siguruar pamjet nga shpërthimi me tritol në banesën e një polici në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit në lagjen “Tepe” të Shkodrës. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës private të shtetasit Vilson Zhuri, (oficer Policie).

Si pasojë ka vetëm dëme material, teksa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat kontrolluan në zonë. Ndërkohë, sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar me skafandër, të cilët kanë mbërritur në derën e banesës me një motor.

Pasi kanë vendosur lëndën plasëse, ata janë larguar me shpejtësi. Zhuri, officer prej dy vitesh në zonën e Pultit në Dukagjin, ngjarjen e lidh me detyrën dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Në zonë muajt e fundit janë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis dhe ky mund të ketë qenë një sinjal për policin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks