Ballina Kronike Shpërthim në Lezhë/ I vihet tritol automjetit të agjentit të krimeve, vetëm...

Shpërthim në Lezhë/ I vihet tritol automjetit të agjentit të krimeve, vetëm dëme materiale (EMRI)

Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se lënda plasëse i është vendosur automjetit të agjentit të Krimeve në këtë zonë, Gent Gjetja, 41 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

“Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks