Ballina Kronike Shpërthim me eksploziv gjatë natës në një banesë në Tropojë

Shpërthim me eksploziv gjatë natës në një banesë në Tropojë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës së shkuar në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks