Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e shpërthimit të një kabine elektrike në hytje të qytetit ka humbur jetën një shtetas, rreth 67-vjeç.

“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua shtetasi Hysni Ymeri, 67 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu