Magazina e një lokali të vogël është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Ishull Lezhë.

Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të lokalit që shërbente për mezeri, duke djegur disa orendi shtëpiake.

Zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e shpërthimit të dy bombulave të gazit, pasi kryefamiljari ku i kishte vendosur në punë dhe po bënte kazanat e rakisë.

Me të marrë njoftimin, forcat zjarrfikëse mbërritën në zonë ku falë ndërhyrjes së shpejtë u arrit izolimi dhe fikja e plotë duke mos lejuar përhapjen në pjesën e lokalit dhe banesave të tjera përrreth.

Policia e Lezhës po kryen të gjitha hetimet për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij zjarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu