Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se në mbledhjen e qeverisë u është akorduar shpërblim për festat e fundvitit, 275 mijë familjeve dhe individëve që përfitojnë nga skemat e programit social.

Ministrja Koçiu tha në një prononcim për mediat se “janë 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidëve që kanë statusin e para dhe tetraplegjikut, si dhe ata që kanë statusin e të verbërit. Për herë të parë këtë vit marrin shpërblimin e fundvitit dhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Janë18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar të cilët gjithahstu do të marrin shpërblimin e fundvitit”.

Ajo theksoi se është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit afro 2.1 miliardë lekë që shkojë për të gjitha familjet dhe individët në nevojë.

Ministrja foli edhe për rishikimin e skemës së ndihmës ekonomike në frymën e e integrimit dhe aftësimit të tyre. “Nga programet e mbështetjes sociale përveç mbështetjes financiare jemi duke rishikuar edhe mënyrën e vlerësimit dhe akordimit të përfitimeve nga skema e mbrojtjes sociale. Sot u mor edhe një vendim tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me forcimin e individëve që janë forcë aktive pune dhe që janë aktualisht janë përfitues të skemës së ndihmës ekonomike. Kjo nënkuptin që anëtarët madhorë që janë forcë aktive pune do të referohen tek Agjencia e Formimit Profesional, jo vetëm integrim për të gjetur një punë, por gjithashtu për t’i aftësuar ata me aftësi individuale me qëllim që të mund të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre. E rëndësishme për ne është që çdo familje me ndihmë ekonomike të marri ndihmë ekonomike, por nuk është kjo zgjidhja. Ne duhet të aftësojmë individët e familjes me qëllim që të kenë mundësi të mbajnë vetë familjet e tyre”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu