Fshati Trush po përballet prej kohësh me një problem shqetësues: ndotja e rëndë nga mbeturinat e hedhura në ambiente të hapura. Situata rëndohet edhe më tej nga pulat e ngordhura të hedhura në zonë, të cilat paraqesin një rrezik serioz për shëndetin e banorëve dhe për ambientin përreth.

Për kalimtarët dhe banorët, kalimi në këtë zonë është i vështirë për shkak të erës së rëndë që vjen nga dekompozimi i mbeturinave dhe trupave të kafshëve të ngordhura. Maskat janë thuajse të domosdoshme për të përballuar ndotjen e ajrit, duke e bërë këtë problem edhe më shqetësues.

Era e padurueshme dhe mbetjet e shpërndara kudo e kanë kthyer zonën në një burim ndotjeje të madhe, ndërsa për banorët dhe vizitorët e shumtë, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kjo situatë përbën një pamje të papranueshme dhe të turpshme.

Është urgjente që institucionet përkatëse të ndërhyjnë menjëherë për të inspektuar dhe pastruar zonën, veçanërisht në rrugën e Velipojës, e cila është një arterie e rëndësishme për qarkullimin dhe turizmin. Një zgjidhje e shpejtë jo vetëm që do të përmirësonte cilësinë e jetës së banorëve, por do të ruante edhe imazhin e zonës për vizitorët që e frekuentojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu