Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale Hatixhe Stojku, e njohur gjerësisht si Hati është ndëshkuar nga policia rrugore për tejkalimin e shpejtësisë në zonat e banuara.
E gjitha kjo ka nisur nga një video që Hati ka publikuar në profilin e saj në TikTok e cila ka sinjalizuar policinë.
Hatixhes i është hequr patenta dhe gjithashtu, ka marrë një gjobë prej 20 000 lekë. Gjithashtu edhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112./vizion+