Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. J., 72 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin E. Ll., 25 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Rranxë, se 25-vjeçari i ka marrë disa automjete, duke e mashtruar se do t’i shiste dhe do t’i jepte paratë e përfituara nga shitja e tyre. Punohet për kapjen e shtetasit E. Ll. dhe për gjetjen e automjeteve.
Pukë/Dje, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi S. A., 75 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






