Ballina Aktualitet Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë/ Zbardhen emrat

Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë/ Zbardhen emrat

Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas përcaktimeve të nenit 105 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësië”, verifikim që u realizua  pas disponimit të informacionit të ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga rradhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:

– Afërdita Ndoi  –      Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Moisi Duda     –      Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë 
– Edina Kurti     –       Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
– Edlira Bako     –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
– Elsa Miha        –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
– Olger Eminaj   –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë 
– Vatë Staka       –     Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Në vijim, bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks