Shorti elektronik në GJKKO.ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Relatore e çështjes është Elsa Ulliri, ndërsa në përbërje të trupës janë edhe gjyqtarët Besmir Stroka dhe Irena Gjoka. Në këtë dosje, bashkë me Becin janë marrë të pandehur edhe 6 bashkëpunëtorë të tij.
E njëjta treshe gjyqtarësh do të vendosë edhe për kërkesën e të pandehurve për t’u gjykuar me gjykim të shkurtuar, kërkesë e paraqitur në seancën e fundit në GJKKO.
Sipas SPAK, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milionë lekë.
Hetimi ka nisur pas referimit të akteve nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të celularëve në banesën e Evis Berberit.






