KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.
Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij u shpreh se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumë-emërore në 61 bashki: si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste.
Nga ky proces, i pari që do të renditet në fletën e votimit për Këshillat është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ndërsa PS do të jetë e 2 në radhë dhe PAA e treta.