Ballina Bota SHOKUESE/ Ish kampioni i botës dhe kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas...

SHOKUESE/ Ish kampioni i botës dhe kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas vetëdeklarohet

Iker Casillas është homoseksual. Ish-portieri kampion bote me Spanjën në vitin 2010 dhe legjendë e Real Madrid, bën deklaratën shokuese teksa deklaron se ka orientime të ndryshme seksuale nga pjesa më e madhe e meshkujve. Deklaratë që shokon botën e futbollit dhe jo vetëm dhe që vjen pak më shumë se dy vite nga divorci i tij nga bashkëshortja Sara Cabonero.

Në një postim të shkurtër në Twitter ai shkruan: “Shpresoj të më kuptoni, unë jam gay”. 

41-vjeçari ka marrë menjëherë mbështetjen e disa prej anëtarëve të kominitetit të futbollit, përfshirë edhe ish-rivalin e tij te Barcelona, Carles Puyol. Iker që u tërhoq nga futbolli në vitin 2020 pësoi një atak kardiak pak kohë më parë ndërsa me Sara Carboneron ka sjellë në jetë dy djem.

Bien të gjitha dyshimet se ai postim ku njoftonte se është homoseksual, ishte një shaka. Iker Casillas pasi fshiu postimin në rrjtetin social Twitter, qartësoi edhe një detaj tjetër, adresa e tij në rrjetin social ishte hakeruar. Postimi i tij pak pas mesditës i shoqëruar edhe nga reagimi i Carles Puyol, nuk është i vërtetë. Vështirë të mendohet se adresa e Casillas është hakeruar ndërsa mendohet gjithashtu se ish-kapiteni e ka bërë vetë postimin në shenjë ironie pas zërave për një lidhje të mundshme mes tij dhe bukuroshes Alejandra Oliveira.

Casillas numëron 5 tituj kampion Spanje me Real Madrid dhe përveç një kupe bote edhe dy Kupa të Europës me Kombëtaren e Spanjës dhe gjithashtu edhe tre UEFA Champions League. Në 22 vite karrierë ai është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë e futbollit spanjoll pasi bëri një karrietë të suksesshme me Real Madrid ndërsa e mbylli pas disa viteve në Porto. Me fanellën “Los Blancos” ai numëron 19 trofe dhe shiritin e kapitenit në vitet 2010-2015.

Gjatë viteve 2004-2008 ai nisi të shoqërohej me gazetaren Sara Carbonero ndërsa në 2010-ën e puthi atë në buzë gjatë një transmetimi live duke zyrtarizuar edhe lidhjen e tyre që pak kohë më vonë u finalizua në martesë.

Djali i parë Martin është sot 8 vjeç ndërsa më i vogli, Lucas sot është 6 vjeç. Casillas dhe Carbonero u martuan në vitin 2016 dhe në 2021-shin u divorcuan pas një periudhe trë lumtur në krahët e njëri-tjetrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks