Një punishte e cila shërbente si magazinë është shkrumbuar totalisht në lagjen “Ndocaj” në qytetin e Shkodrës.Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë ku ngjitur me të ndodhet edhe banesa e familjes Tahiraga. Suad Tahiraga në pronësi së të cilit ishte magazine rrëfen momentet kur ka rënë zjarri. Nga zjarri atij i jane djegur 2 motora, një gomone, veglat e punës si dhe lloje te ndryshme zogjësh me të cilët ai ishte i lidhur pasi merrej ma mbarështimin e tyre.

Ai thotë se flakët kanë shkaktuar të paktën 30 milion lek dëm. Suadi ka dyshime se zjarri që përfshiu magazinën ka qënë i qëllimshëm.Pengu më i madh për të janë zogjtë me të cilët ai ishte shumë i lidhur. Për ngjarjen është ngritur një grup hetimi I cili pritet të zbardhë hetimet dhe shkaqet e rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu