Një masiv me pisha pranë qytetit të Laçit është përfshirë nga flakë masive. Për marrjen nën kontroll të flakëve janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse. Mësohet se flakët ndodhen pranë banesave në zonë.

Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur me shpejtësi.

Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga dhe një zjarrvënës, V.H. 41 vjeç. Rezulton se  shkaku i rënies së zjarrit ishte djegia e disa mbeturinave nga 41-vjeçari. Situata mori përmasa alarmante, ndërsa autoritetet e cilësuan si vatrën më të vështirë të zjarrit në këtë sezon veror.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se autorët e zjarrvënieve do të ndëshkohen dhe për ta nuk do të ketë tolerancë.

Për fikjen e zjarrit raportohet të jenë angazhuar shërbimet policore të Kurbinit, Lezhës, forcat “Shqiponja” si dhe 4 grupe nga FNSH të ardhur në mbështetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu