Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në fshatin Grabom në Bashkinë e Malësisë së Madhe. Shtëpia i përket shtetasit Zef Gjergji, ku fatmirësisht pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar pa lëndime nga zjarri i rënë.
Zjarrfikësit mbërriten në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, po ashtu edhe policia e cila po punon për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri. Banesa e vjetër është djegur plotësisht duke lënë në qiell të hapur familjen Gjergji e cila tashmë apelon për ndihmë nga institucionet që të mund të sigurojnë rikonstruksionin e saj.








