Ballina Aktualitet Shkolla në Domen pa nxënës dhe investime, rrezikon mbylljen

Shkolla në Domen pa nxënës dhe investime, rrezikon mbylljen

Në këtë shkollë ku zhvillojnë mësimin vetëm 9 nxënës, mungesa e vëmendjes së institucioneve vijon prej vitesh. Gjatë dimrit situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të lagështirës që krijohet në muret e amortizuara, ndërkohë që mësuesit dhe prindërit kanë ndërhyrë pjesërisht për të bërë riparime për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Drejtori i arsimit në bashkinë Shkoder Ergys Ivziku tha se bashkia nuk mund të marrë përsipër rikonstruksionin e një shkolle që ka vetëm 9 nxënës, aq më tepër kur kjo shkollë rrezikon mbylljen.

Emigrimi i banorëve të fshatit është reflektuar edhe në numrin e nxënësve që ndjekin procesin mësimor në këtë shkollë, për pasojë të gjitha këto ndryshime shoqërohen me mungesë investimesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks