Një tjetër shkodran firmos për Teutën. Pas trajnerit Edi Martini dhe futbollisteve Arsid Kruja dhe Elmando Gjini, pjese e skuadres bregdetare është edhe mbrojtësi Antonio Marku. Rikthim ky në Shqipëri, pas tre viteve të suksesshme ne Kosovë. Në faqen e klubit durrsak shkruhet:

Mirësevjen Antonio Marku!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Antonio Marku është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Suharekës në sezonin e fundit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Marku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu