Ballina Kulture Shkodrani Alis triumfon në Fest 64, “Nanë” do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Shkodrani Alis triumfon në Fest 64, “Nanë” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Këngëtari Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64-t të Këngës, duke fituar zemrat e publikut dhe pikët e jurisë. Fitimi i këtij çmimi i siguron Alis mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që këtë vit do të zhvillohet në Vjenë, Austri.

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, që e bëri këngën “Nan” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Energjia dhe emocioni që ajo transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm dhe u shpërblyen me ovacione dhe duartrokitje të gjata.

Fitimi i Alis vërteton edhe njëherë rëndësinë e Festivalit të Këngës si një garë prestigjioze, që promovon talentet shqiptare dhe i jep mundësinë një artisti të shndërrohet në ambasador të muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks