Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet përgjithësisht e qetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pavarësisht reshjeve me intensitet mesatar në disa zona.
Sipas informacioneve zyrtare, nuk janë raportuar problematika të konsiderueshme, përveç mungesës së energjisë elektrike në disa njësi malore të Bashkisë Vau Dejës.
Autoritetet lokale po monitorojnë territorin, ndërsa reshjet vijojnë me intensitet mesatar në disa bashki.
BASHKIA SHKODËR
* Situata paraqitet e qetë.
Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
* Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, nuk janë evidentuar problematika.
BASHKIA MALËSI E MADHE
* Nuk ka raportime për probleme me emergjencat civile.
* Gjatë natës nuk ka pasur reshje.
BASHKIA VAU DEJËS
* Gjatë natës ka patur reshje me intensitet mesatar.
* Nuk raportohen probleme në rrugë, ura, përmbytje etj.
* Ka mungesë të energjisë elektrike në 3 njësitë malore: Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak.
BASHKIA PUKË
* Nuk raportohen probleme me emergjencat civile deri në këto momente.
BASHKIA FUSHË-ARRËZ
* Vijojnë reshjet me intensitet mesatar.
* Deri tani nuk raportohen probleme me emergjencat civile.






