Nga Eliona Shkreli/ Shkodra s’ka nevojë për vizita e premtime se keni ba’ boll e gja jo!
Shkodra asht’ aq e meçme sa kupton kur dojnë me e ‘ble’ me investime të cilat fillojnë sot e nuk mbarojnë deri mbas 14 Majit, e nëse 14 Maji nuk është I pritshmërive të ‘blerësve’ atëherë punimet do zënë myk nën mendësinë ‘dreqi I hangërt, do t’a shohin tesh e mbrapa’ (siç në fakt Shkodra ka 10 vite që e sheh)!
Ehhhhh, sa mirë e njeh Shkodra interesin, shfrytëzimin e emrit e kulturës së Saj në periudhë votash e fushatash! Shkodra njeh edhe arrogancën, mospërfilljen, indiferencën e gjithkujt që ka shfrytëzu’ emrin e Saj e në fund ka sheh retë mbi Tarabosh!
Shkodra asht’ ‘kafshatë aq e madhe’ sa të xen frymën nëse nuk din me e trajtu siç don Ajo!
Kushdo kandidat I majtë që tenton dhe lakmon Shkodrën, ka defiçite të mëdha sepse Shkodra asht’ anashkalu’ gjithë këto vite të qeverisjes socialiste, asht qyteti me papunësinē më të madhe, asht’ lanë jashtë vëmendjes shtetërore me mungesë të theksuar investimesh, Qarku Shkodër vuan ma shumë se asnjë qark shpopullimin masiv të të rinjve e të rejave, Shkodrës I keni humb shpresën (me qëllim apo jo mbetet në ndërgjegjen qeveritare), Shkodra asht trajtu’ me ‘hakmarrje’ politike dhe këtë sado të mundoheni t’a justifikoni në kohë fushatash, nuk mund t’ fshini nga kujtesa e një qyteti që edhe sot vazhdon e persekutohet nga ‘regjimet’!
Gjithsesi, ‘inatin e mirë e paçi’ se të pakten kry’ 2 vitesh e vendosni një guralec, bereqavers dmth se ai guralec mund te shihet veç me lupë!
Në fund, Shkodra mirëpret gjithkënd se ka zemër e shpirt të madh, ka derë të madhe e asht mikpritëse si kërkush tjetër por kur vjen puna tek ‘kryetari I sofrës’ asht selektive fort, nuk harron e nuk rrehet, e pritezot tē shitet! Shkodra s’ka kenë e s’ka për të kenë kurrë ‘ankand’ politik!






