Shkodra, do të ketë së shpejti një pallat të ri sporti modern. Një kërkesë e përsëritur shumë herë nga njerëzit e sportit në kryeqendren e veriut që do të marrë jetë falë investimit të bashkisë Shkodër.  Lajmi u bë i ditur nga Alban Hasani, drejtor i sporteve në Bashkinë Shkodër, i cili i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Studio Sport-RTSH Shkodra, tha se vendimi për një gjë të tillë është marrë këto ditë në insititucionin e Bashkisë Shkodër. Sipas Hasanit, zyra e sporteve në Bashkinë Shkodër dhe personalisht vetë kryebashkiaku Bardh Spahia, në bashkëpunim me zyrën e urbanistikës, ka ditë të tëra që kanë studiuar hapësira në territorin e qytetit verior, ku edhe kanë përcaktuar dhe miratuar ndërtimin e një pallati të ri sporti. Shkodra, me një aktivitet të zgjeruar të lojrave me dorë, si dhe sporteve të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në salla të mbyllura, e ka të nevojshëm një pallat të ri sporti, pasi ai ekzistuesi nuk i përmbush kërkesat e ekipeve të shumta që ushtrojnë aktivitetin në pallatin aktual, “Qazim Dervishi”.Gjithnjë, sipas drejtorit të sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani, pallati i ri i sportit do të jetë në një zonë afër qëndrës së qytetit, dhe sipas projektit në fjalë, do të jetë i parametrave ndërkombëtarë, konkurues me vendet e zhvilluara të rajonit, duke bërë të mundur të presë evente të rëndësishme ndërkombëtare të sporteve të ndryshme. Newspower.al ju sjell ekskluzivisht projektin e ketij impjanti modern. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu