Nga ISA ALIBALI
Rruga e kenges shkodrane eshte e vjeter, madheshtore, ku te terheq nje force mahnitese, aq sa kur futesh ne kete tempull, nuk mund te dalesh, sepse e ndien veten ne nje bote te magjishme, te mbushur me dashuri per jeten e njerezit, midis lulesh shumengjyreshe, bukuria dhe aroma e te cilave ua shton hijeshine e madheshtine melodive magjepse dhe teksteve poetike te mrekullueshme. Dashuria per kengen shkodrane nuk eshte nostalgji, por dashuri per jeten, per te bukuren, per çdo gje fisnike e te larte qe ka krijuar shpirti i ndjeshem i prej artisti i popullit shkodran.
Kenga e qytetit tone ka gjalleri e ndjenje, ka force te atille terheqese sa qe te ben per vete. Ajo eshte eshte sa e vjeter, aq edhe e re. Eshte e vjeter se ka kohe te gjate qe eshte krijuar, eshte e re se eshte nje organizem i gjalle qe leviz gjithnje, zhvillohet dhe pasurohet vazhdimisht. Eshte pjese e shpirtit te kombit tone. Ne kete liber une vetem sa hyj ne tempullin madheshtor te kenges shkodrane. Qellimi im eshte qe, duke bere nje trajtim te lire te menyres dhe rrethanave qe cuan ne krijimin e ketyre vlerave te bukura shpirterore te shkodranit, te nxjerr ne drite nje pjese te rendesishme te shpirti krijues e fisnik te qytetit tone te dashur, te Shkoderloces, per te ndikuar sa me shume ne pastimin e shpirtrave tane, qe aq shume kemi nevoje sot. Ky liber eshte nje trajtim i lire, i mbeshtetur ne te verteta te trasheguara goje me goje apo edhe te dokumentuara.

Le te jete nje fillim i mbare qe ne te ardhmen, qofte une, qofte te tjeret, te vazhdojne ne kete rruge per te plotesuar kete tempull te shenjte e te bukur qe quhet “KENGA POPULLORE SHKODRANE”, per te perjetesuar ata njerez me shpirt te madh artisti qe ngriten kaq bukur kete ndertese madheshtore, si dhe per te mbajtur te gjalle e vazhduar me dinjitet vapren e tyre fisnike.
Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve te clirimit, jepte mesim ne shkollen e mesme te qytetit. Plot te rinj e te reja i degjonin me vemendje ligjeratat e tij per krijuest e medhenj te muzikes boterore. Ne kishim pak vepra te muzikes se kultivuar, edhe ato pak te njohura. Por kishim nje pasuri te madhe te krijimtarise popullore dhe Simoni fliste shpesh per keto vlera te cmuara…
Nje dite dimri. Debora e bardhe kishte mbuluar te gjithe qytetin dhe malet perreth. Ai po rrinte ne sallen e mesuesve, sepse ate ore nuk kishte mesim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistet qe po luanin me topa bore. Ne mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur. I lindi aty per aty mendimi dhe deshira qe te shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mesuesi i tyre. Syte i mbante gjithnje tek njera, tek vajza e gjalle, e shkathet, me syte e kalter si deti i thelle, me ato floket e gjata e te mbledhura ne nje gershet te trashe, me ato pantallonat, qe e para nder shoqet i kishte veshur e qe ia shtonin hijeshine e trupit, vecanarisht kur lidhte ate shallin e bukur mbi koke. Ishte me te vertete nje lule e kendshme ne mes lulesh tjera… Gjithe qenia e saj iu shnderrua na formen e nje “lulebore”, bile edhe topat e debores qe ajo ia drejtonte shokeve e shoqeve, i dukeshin si lulebore… Dhe u detyrua te priste jo vetem shkrirjen e debores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkolles e marrjen e matures. Por gjithe asaj kohe, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek “Lulebora”.
– Zef, ti e di, une dua nje vajze, – i tha nje dite Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mire dhe ia dinte ndjenjat e dashurise per maturanten e gjimnazit. Ate dite ndenjen shume kohe bashke. Biseduan gjere e gjate. Mbas disa ditesh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur ne duart qe i dridheshin, plot emocion i tha:
– Bukur, shume bukur, ashtu siç kam dashur vete…
Shkoi menjehere ne shtepi, nuk ishte i qete. Sillej neper dhome e nuk dinte ç’te bente. Ne koke i vlonin motive te ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa here, deri sa e mesoi permendsh. E pastaj:
“Tuj kerkue n`ar e n`koder
Tuj prek lulet t`gjith me dor`
Veç n`nji kopsht te vogel n`Shkoder
Ty te gjeta lulebore….”
Shume entuziast, vazhdoi:
Je e vogel, por je e plot
Ty t`kerkoj une tash sa mot
Tash sa mot un`ty t`kerkoj
N`gezim me ty jeten ta shkoj.
Eja, eja lulebor`
Une me ty do thur kunor`…”
Dhe kenga “Lule bore” mori dhene. Ajo u be si te thuash simbol i nje drejtimi te ri, me bashkohor, qe mori kenga jone per vite te tera. U perhap ne te gjithe vendin. Studentat tane qe studionin jashte shtetit e moren me vete. Dhe nuk lane rast pa e kenduar. Ne mbremjet e vallezimit, ne darka e ne gosti. Kudo. Edhe ne koncerte te ndryshme…
Nje student shqiptar qe mesonte ne Moske ne fundin e viteve ’50-te, kujton:
“Isha ulur ne stolin e lulishtes, ne nje nga parqet me te bukura te Moskes. Kishim humbur ne ekstaze dhe na dukej se asgje tjeter nuk ekzistonte pervec ne te dyve. Nata ishte e qete dhe plot yje. Ishte tamam ashtu sic pershkruhet nata ne kengen e bukur ruse “Pod moskovnie vjeçera”. Larg, shume larg, dukej se degjohej nje melodi e cila sa vinte e behej me e njohur. Ngrita koken, sepse mu duk e afert ajo melodi ende e papercaktuar, te cilen largesia e sillte disi te paqarte. Por nuk kaluan as pese sekonda dhe e kuptova menjehere. Mu rrenqeth krejt trupi. Zerat melodioze sa vinin e beheshin me te degjueshem e me te ngrohte njekohesisht per veshin e zemren time teper te ndjeshme ne ato caste perhumbjeje. Ishte kenga “Lule bore” qe po kendohej ne shqip. U ngrita per te pasur me prane ate grup qe po e kendonte. Ato po afroheshin drejt nesh, ashtu, ne menyre te pavetedishme. Edhe une eca drejt tyre, pa i thene asnje fjale Ljubes qe kisha prane. Eca drejt tyre dhe vura re se nje grup studentesh nga vende te ndryshme te botes, po e kendonin ne gjuhen time. E ndjeva veten krenar si asnjehere ne jeten time dhe u bashkova me to, duke kenduar ‘Eja, eja, lule bore, se me ty do t’thur kunor…’ ” 
IPTIDA DU ME FILLUE
Shiroka gjithmon eshte quajtur lagje e Shkodres .Si e tille edhe ahengun e ka beresi qyteti yne .Prej ketu kane dale shume kengetar dhe instrumentiste populloreqe jan bere te njohuredhe ne Shkoder.Nder ta edhe Jonuz Shiroka e Gjon Kraja peshkatare per nga profesioni por edhe ahengxhij te njohur. Te dy shoke te pandare e kengetare. Ne vitin 1890 se bashku me Luke Markun, violinist e Temo Manin me dajre krijojne grupin e pare ne Shiroke.
Jam ne merak te madh .S’di si do te veproje i ati?- i tha nje dite Gjoni shokut t tij te ngushte. Jonuzi ia dinte hallin. Donte nje vajze e kishte kerkuar te i ati dhe priste me ankth pergjigjen e tij. Ate moment kur do t’i thonin se vajzen tek e ke e na qofte per hajer, po vononte . E mbante kjo shprese joshese, por shpresa shpesh here edhe te genjen .U tremb nga nje mendim qe papritmas e pushtoi te terin. Nuk ndenji pa ia thene Jonuzit:
Po sikur te mos ma japin?
Jonizi perpiqej qe t’i jepte zemer e shprese. Por i ati i vajzes kishte mendime te tjera. Kot sa e mundoi djaloshin e shkrete .E dha vajzen ne Shkoder, prirje e pergjithshme e shirokasve. Prandaj erdhi shpejt dita kur Gjonin e ngrate e kapi deshperimi. Ditet filluan ti rreshqasin pa force pa jete. Ai Gjon i shkathet e energjik, qe ishte lezeti i ahengut neper dasma, filloi ta veshtroje ndryshe jeten. Rrinte ne breg te liqenit deri vone.Edhe dielli i dukej i lodhur, ndersa perendimi i tij i zymte. E ndiente veten te derrmuar nga pritja e gjate dhe te lodhur duke e dashuruar ate vajze.
Jonuzi i rrinte afer e nje dite i tha:
Degjo nuk ke rruge tjeter. Bej nje kenge e shfryj gjithçka ndien ne shpirt.
Gjonit i pelqeu ky mendim.Por nuk e ndiente veten te gatshem.
Ta bejme bashke i tha Jonuzi.
Dite per dite takoheshin. Dhe perpiqeshin te shprehnin ate gjendje qe Gjoni po e vuante gjithnje. Dhe ndiente lehtesim. Ai kishte pasur edhe here te tjera ndjenja te tilla te turbullta ,por kurre kaq te rrembyeshme e te fuqishme. Dhembja filloj t’i arratisej:
Iptida du me fillue
Çila syte per me te pa
Po vijne shoqet me te kallxue
Ahti jem moj ka me te vra
Dhe kenga e tyre mori dhene..Te 11 strofat e saj shprehin me force ndjenjat e tij te fuqishme deri aty sa ne fund shperthen ne nje premtim solemn..Mbas kesaj kenge nuk dua te bej te tjera
Dhe mbeti me te vertete e vetmja kenge e tyne,si nje kujtim i bukur i shoqeris se ngushte te Gjonit e te Jonuzit dhe si nje deshmi e dashuris se paster por te pa realizuar
SILLET MOTI PËR SË MBARI
Ishte viti 1902. Pranvera kishte ardhur dhe lulet shumengjyreshe kishin mbushur oborrine shtepise se Markut te Kranjanes. Por kete pranvere ai nuk mund te ju sherbente atyre, ashtu sic e kishte pasur zakon. Dy pasione i kishin mbushur jeten e tij si artist..kenget e lulet. Asnjeher nuk i kishte ndare ato, sepse shumica e kengeve qe kendonte i kushtoheshin luleve. Megjithate e ndiente se po ndahej prej tyre. Ishte shtrire ne shtrat dhe lengonte nga semundja,duke e ndier se nuk ishte i zoti te kundronte nga afer ardhjen e pranveres.
Me sill lule i thoshte te shoqes qe i rrinte te te koka … Marku i shtrengonte fort me dy duart dhe u merrte ere me tere afshin e shpirtit. Mbyllte syte dhe kridhej ne ngjarjet e jetes se tij te kaluar. I ati i kishte vdekur shpejt dhe e kishte lane jetim me vllain Kolen e motren Nine. I kishte rritur e ama me mjaft mundime. Prandaj shoket e thirrshin Marku i Kranjanes, si Hilen e Files e si Oson e Falltores. Nje fat kishin pasur te tre, por edhe nje rruge ne jete. Kujtoi se si e ama Mrika kishte pasur deshire qe Marku te behej kepucar por ai nga pasioni i madh per kengen popullore i shmangej me marifet dhe ndiqte ata qe benin aheng. Dhe u dha me mish e me shpirt pas melodive te bukura te ketij ahengu. Kujtoi se si e vlersonin zerin e fort e te embel sa shungullonte dhoma, zerine bukur e melodioz.Iu kujtuan vitet e mergimit ne Sarajeve te Bosnjes, ne Stambolle Izmir e perseri kthimi ne atdhe, gjithnje ne shoqeri te kenges e te zerit te tij te rralle. Si nje vegim i larget iu shfaq takimi me Kasem Xhurrin e me shoket e tjere te grupit te tyre. Ithoshin shpesh qe ka bere ndryshime me vlere ne kengen Shkodrane, duke u hequr te fshamet e duke u dhene nje lekundje te lehte melodive…e pastaj iu kujtua martesa pak e vone por me frute. Dy femij si dy lule.
Nderkaq i vijne disa shoke per ta pare. Gezimi i ardhjes se tyre ia nderpret perfytyrimin e jetes se vet te trazuar… Kenaqesia e adhjes se shokeve prej te cileve nuk donte te ndahej, nuk zgjati shume.E trembi nje mendim qe i erdhi papritur:
Dua te me degjoni te gjithe…I permblodhi forcat dhe filloi te kendoje nje kenge qe nuk ia kishin degjuar asnjehere
Sillet moti per se mbari
Çelin vjollcat e zymbylat
Se na erdh perseri behari
Baçet mbushen me bylbyla
Pak çaste heshtje Marku e ndiente se kenga qe sapo filloi ka vlere ka bukuri .Don qe ajo te mbese te jetoje..edhe pse ai vete…Shoket e tij e ndjekin me vemendje kete krijim te ri te tij…Marku shikon perseri lulet e gjithnje u merr ere.Permendet mbas atij çasti heshtjedhe fillon perseri
Oh mori lule moj burbuqe
As na çelni na gezoni
Sa jeshile sa te kuqe
Gjithe dynjane çe zbukuroni
Perseri heshtje askush nuk flet,asnje nuk do te prishe bukurinee atij casti dhe te zvogloje ngarkesen emocionaleqe ai krijon.Perpiqen shoket e tij te perpijne cdo gje qe lidhet me kete kenge te re te bukur,fjalet,melodinë.
Kurse Marku mbasi mbledh forcat dhe nje here ato pak forca qe i kishin mbetur vazhdon
O mori lule a se shifni
Se vera nuk rrin gjithmon
A se dini se vjen dimri
E ju than si e ka zakon
Kete strofe sikur e ka per veten e jo per lulet.E kendon me trishtim zeri sa vjen e i fiket kerkon te perserise dy vargjet e fundit sepse e ndien se zeri nuk i kishte dal i plote,por nuk mundet,vetem sa leviz buzet.Perpiqet ti mledhi edhe nje here forcat shikon femijet,gruan,shoket por m zi i dallon.Afron lulet prane fytyres,perpiqet tu marrin ere.I leshon ata mbi trup,shtrin duart,te cilat i varen pa fuqi dhe ..vdes.
Kur shoket e tij te ahengut kenduan kete kenge mbas disa kohesh,shtuan edhe nje strofë:
Oh mori lule ça ju gjet simjet
Pritet ju boren deri sa u tret
Dimnit na iu falni me shendet
Se vjen behari ma nuk ju pret
Me bukur nuk mund te shprehnin nderimin per ate qe mbeti perjetsisht ne themelet e forta te kenges shkodrane.
TAKIMET E TE SHTUNAVE
Te dy ishin te moshuar .Rrinin shpesh bashke dhe bisedonin zakonisht per te njejeten teme; ahengun shkodran. Edhe kendonin. Ata ishin SAIT HOXHA (1863-1950) dhe KOLE GURASHI (1880-1971) te dy kengetare dhe njohes ne themel te kenges popullore shkodrane.
Takoheshin shpesh ..zakonisht ne ditet e shtuna. Mblidheshin ,bisedonin,kendonin. Me ta edhe Nush Pali , Filip Ceka , Adem Mani ,Haxhi Tahir Kastrati , Paulin Pali, Oso Dibra , Ndere Vogli (Naraci) , e te tjere kengetare e instrumentiste te apasionuar pas ahengut shkodran. Keto takime si te thuash beheshin , festivale te kenges popullore gershetuar me diskutime te gjalla e plot pasion per ata burra qe krijuan dhe lartesuan aq shume keto perla te gjenise popullore.
Zotni Kole , ti duhet ti shkruash te gjitha keto histori , i thoshte shpesh here Sait Hoxha mikut te tij je me i pershtatshmi per keto pune sepse je edhe me shkolle. Kole Gurashi futej ne mendime.Degjonte me vemendje donte te perpinte fjalet qe i thoshte Perqendrohej aq shume ne bisedat qe beheshin ,ne menyre qe te ishte sa me i sakte me vone kur ti hidhte ne leter,pastaj shenonte cdo gje .Sigurishte shtonte edhe ata njohuri te shumta qe kishte edhe ai vete . Ne fillim ashtu si i vinin te pa sistemuara ose si ia kapte veshi , per ti sistemuar me vone:
Sait age, te kam dhene fjalen , eshte pune e bukur dhe e kendshme. Ne mos une dikush tjeter ka per ta bere i thoshte shpesh here me thjeshtesi Kola . Donte ta siguronte per kete:
-Degjo zotni Kole , vitet kalojne ne tashme nuk jemi me te rinj , cdo brez e ka per detyre te kujtoje te paret e vet e tu lere brezave te ardhshem kujtimin e bukur te puneve te mira qe kan bere ato , apo jo ? .. foli me me ngut se heret e tjera , duke kerkuar edhe miratimin e tjerve.
-Ashtu eshte ke te drejte, thanen disa.
Kolen e mberthenin ndjenja te trazuara per pergjegjsine e ketij veprimi , te bente historikun e ahengut shkodran
Nje dite tjeter pa filluar ahengu Kole Gurashi ,mendueshem por i vendosur i thote:
-Sait Age po te tregoj se kam nisur te shkruaj jeten e kengetarve shkodrane, dhe i hedh nje veshtrim kureshtar per te pare se si po e pret kete lajm.
Sait Hoxhes i ndriti fytyra:
-Tash po ma ban qefin i tha .. dhe pas nje pauze plot ngazellim , shtoi . Tash po beke te pa vdekshem zerin e Markut , timin , e te Qorrit , u ngrit ne kembe dhe i shterngoj doren , e lotet i rrodhen neper faqe. Ishin lote gezimi e kenaqesie per kete pune te bukur e me vlereqe po bente Kola.
Ne fytyren e mallengjyer i lexohej shpirti i ndjeshem , ku fshihej nderimi e respekti per kengen popullore shkodrane. Ky lajm sikur ia mbushi zemren , mori fryme thelle , fshiu faqet e lagura nga lotet e me ze perseri te mallengjyer kujtoi per te disaten here , krijuesit e ahengut shkodran:
-Kenga shkodrane eshte e vjeter , por mjerisht nuk dime per me te paret e saj, por sa bukur eshte te kujtosh Molla Hysen Dobracin , qe ka qene vjershetor i permendur e ka bere disa kenge te bukura qe kendohen tesh 200 vjet . Apo Mehmet Shllakun prej vukatanet qe ka krijuar me shoke grupin me te vjeter qe mbahet mend- vazhdoi Sait Hoxha i zhytur ne kujtime te largeta per ahengxhijte e vjeter shkodran.
Dhe te tjeret e veshtronin duke u kenaqur me njohurit e thella te mikut te tyre:
-Po Kasem Xhurri , qe ka qene nje sazexhi me nam .. vazhdoi fillimin e mendimeve te Saitit Kole Gurashi ky kishte nje nderim te vecante per Kasemin , per te 60 kenget qe kishte perpunuar , te cilave ne pjesen me te madhe ia kishte bere vete Kola tekstet e bukura e lot frymezim.
-Ke ka pas ne grup Kasem Xhurri ? pyeti njeri prej te pranieshmeve.
-Kengetar ka qene Marku i Kranjanes, violinist Kola i Qorres e dajrexhi Temo Dajrja .. u pergjigj Kola me te njejtin zell edhe ai . Kemi pasur njelloj lidhjeje familjare me te. Une e kujtoj me nderim te madh Markun e Kranjanes sepse ai me ka mesuar te kendoj, foli mendueshem Saiti.
-Kole Gurashi ne keto çaste prekese u hidhte shokeve te vet nje shikim te gezuar e te cilter, por gjithsesi zbirues e hetues , ndersa Sait Hoxha ndiqte me mend ecurin e grupeve te ahengut shkodran me nje renditje te qarte e te percaktuar. Donte qe ndonje gje ta saktesonte edhe me tjeret e ne veçanti me Kolen.
Saiti ngriti pak supet e shkundi krahet , pa nga te tjeret te cilet nuk ja ndanin shikimin kureshtar dhe vazhdoi:
-Mandej vjen virtuozi si i thone tashti Simon Marketa me saze qe ka pasur si kengetar Shtjefen Shahinin , violinist Kole Simonine me dajre Bequk Kavajen, Shtjefen Shahini , me sa di une ka qene me i madh se keta e ka pas filluar te kendoje me heret , e nderpreu Kola.
-Ashtu eshte , une kam qene rreth 17 vjec kur ka vdekur , aty nga viti 1880, ate vit kam lindur une .. tha Kola
Per te thyer pak biseden e shtruar si monotone, leshoi si pa dashur pyetjen :
-Ka pasur grua shume te bukur???
-Zotni Kole , mos u merr me grate se je plak tashme , qeshet me te Sait Hoxha, dhe e shigjetoi , duke pare nga ai e duke tundur koken . Ky s’po ia ndante veshtrimin kureshtar , dhe duke qeshur shtoi , pse a nuk eshte keshtu a??
-Po , bile ne kohen e vet Drandja , e bija e Leke Rrjollit, ka qene nder me te bukurat dhe zonje grua. A e shef se ia ditke edhe ti emrin Sait Age , i tha Kola … te tjeret qeshen . Saiti , me buze ne gaz e duke e ngulur shikimin e mprehte , vazhdoi me ton te prere.
-E ka dhen zoti qe gjene e mire nuk mund te mos e permendim , sikur i vuri kapak kesaj bisede
Nderkohe Koles e te tjervei sollen raki e meze , ndersa Saitit nje gote qumesht . Ai nuk pinte raki e as pije te tjera, vetem qumesht e kishte bere zakon qe kur ishte semure me ulcer. Edhe ne Vjene pat shkuar por nuk e operuan, keshtu i mbushi te 87 vjetet. Bile disa prifterinj miq te tij nder to edhe At Gjergj Fishta , i paten dhuruar nje lope race zviceriane per respektin qe kishin per te.
Takimi vazhdoi duke pire e duke u zhytur me shume ne biseden e ndezur tashme:
-Edhe grupi i Osos se Fallxhores ka qeni i permendur , ka qene edhe mjeshter i bejtave e i humorit OSJA
-Ke ka pasur ne grup ???
Ndrek Preluken kengetar , Ndreke Gjon Teneqen me violine, Simon Shporin me dajre. E mandej Man Boku ka pasur grupin e vet por shpesh ka kenduar edhe me te tjere, kjo ka ndollur me te gjithe ahengxhijte. Man Boku i ka rene sazes, ne grup me Hilen e Files, Jak Kakarriqin e Simon Shporin por shpesh edhe jane gershetuar ndermjet tyre. Edhe Xhoxha i Precit ka qene violinist i zoti , po bile shume , ka pasur grupin e vet me Shtjefen Jakoven
kengetar, por ai qe ka pas ngrene buk vec si i thojen fjales , ka qene Palok Kurti.
-Mire e ke , ai se bashku me shoke e tjere te (Daulles), e te shoqeris se tyre te ahengut ka merita te vecanta per kengen popullore shkodrane , Paloka si me i pergadituri ne ate kohe mlodhi rreth vetes disa shoke ne kete shoqeri , te gjithe trima e qe nuk kishin frike te krijonin kenge per vajzat e bukura ne kete bisede te fundit e ne vazhdim , nga mendimet qe po i buisnin te gjitheve ku kryesonin Kola e Saiti , u treguan histori te ndryshme se si ishin krijuar nje pjese e ketyre kengeve kaq te bukura.
-Ahengu shkodran ka nje rregull e disipline qe askush nuk ka te drejte ta cenoje .. foli me seriozitet Sait Hoxha , ju kete e dini por nuk eshte keq te perserisim gjithnje e ta kemi parasysh ne e te gjithe te tjeret , sepse vetem keshtu mbahet gjalle gjithe thesari i pa fund i kenges popullore shkodrane Megjithate mire eshte te na e thoni .. foli Paulin Pali.
Kole Gurashi , qe e njifte me themel renditjen e kengeve popullore ne nje aheng , duke permendur te dymbedhjetë melodite (mekamjet , si i tha ai ) , tregoi afersisht se cilat kenge futen ne fillim e pastaj me rradhe sipas melodive, duke permendur sigurisht kryesoret . Paulini sikur kerkonte t’i perpinte keto njohuri , ndonese i kishte degjuar edhe here te tjera prej gojes se tyre.
Per nje çast ra heshtja , duke i pas njohur personalisht nje pjese te ketyre figurave qe po kujtonin dhe duke njohur mire repertorin e kengeve popullore , te gjithe treguan detaje te jetes se ketyre njerezve. Saiti e Kola sigurisht qe dinin me shume per te vjetrit por edhe te tjeret shtonin sa dinin , duke u bere keshtu te gjithe kronikane te kenges popullore gjurmues te jetes e te vepres te para ardhesve e te bashke kohesve me te vjeter te tyre. (Per fat tone te mire , Kole Gurashi e me vone se bashku me mbledhesin e mirnjohur te folklorit Gjush Sheldia , na e kane lene te shkruar , te botuar apo ne doreshkrim , nje pjese te mire te ketij thesari)
Ate te shtune mbrema , si shpesh here , kenga ushtoi deri ne oret e vona te nates.
Pas disa kohesh , perseri e shtune , por kesaj here eshte organiziuar dicka tjeter . Ne krye te ketij organizimi Kole Gurashi , do te shkojne ne Rragam ne pronat e tij . Dhe do te kenaqen ne mes lulesh te ndryshme shume ngjyreshe e nen hijen e kendeshme te hardhive te mbushura me vile rrushit te pjekur Eshte fillimi i shtatorit.
Kane ardhur ketu miq , zoterinj te nderuar te Shkodres , Kola ka marre te gjitha masat qe atyre te mos u mungoje asgje. Shume prej tyre jane kengetare te mire , te tjere te apasionuar pas ahengut, nje feste e vertet e kenges popullore , ku rakia e mishi nuk kane te mbaruare bashke me to nuk ka te sosur ahengu me bukurit e tij te pafund.
Shpesh here behet pushim midis kengeve , kujtohen bejtat me te njohura te humoristeve shkodrane te Molla Sali Pates, te Tuk Vasise, Kasem Xhurrit, Osos se Fallxhores, Hetit te Molla Sylos Hiles se Files, Man Bokut e vecanerisht te Zef Hilgeges per te cilin u shpreh keqardhja qe nuk ishte i pranishem , nuk munguan as bejtat e krijuara aty per aty nga te pjesmarresit.
-E per te gjitha keto , nje merite te madhe ka Kasem Taipi , vazhdoi nje bisede te nderprere Sait Hoxha une shpesh here kam pat ndenjur me te e i kam dhene shume kenge.
Biseda rreth ketij mbledhesi te mirenjohur te kengeve popullore u be e gjalle , duke vene ne dukje vlerat e punes se tij te madhe , te nderprerenga vdekja e parakoshme dhe e pa pritur Ahengu rifilloi me veshteresi por me kohe ai u ndezi forte, ne mes te kenaqesise qe u jepnin melodite e embla popukkore . E perseri biseda per kengetaret e vjeter rridhte natyrshem midis kengeve te krijuara prej tyre.
Qendruan keshtu tri dite e tri nete, duke ngrene pire , duke biseduar e duke bere humor e mbi te gjitha duke kenduar me afshin e adhuruesve te kenges popullore shkodrane. Takimet e diteve te shtuna nuk kishin fund , midis miqve te tyre , Sait Hoxha e Kole Gurashi i kthenin keto takime jo vetem ne caste kenaqesie por edhe ne feste te kenges popullore shkodrane.
PER MUE PASKA KENE KISMET
Fillimi i 80 te shekullit te kaluar…. Palok Kurti , ndonese mjaft i ri , ishte tashme nje nga muzikantat me te njohur te kohes . E merrnin edhe si mesues te pianos ne shtepi te ndryshme pasanikesh.
Ne nje shtepi te bukur dy kateshe , me mure te larte e me nje lulishte te rralle ne te gjithe qytetin, jetonte nje familje e pasur qe kishte dhe nje vajze shume te bukur. Paloka hynte e dilte ne kete shtepi si mesues i pianos . Sa me shume kalonin ditet dhe vajza perparonte ne instrument , aq me i afert behej ai per syte dhe zemren e saj . Edhe ajo per shpirtin e ndjeshem te Palokes , me ndjenjen e padurimit per tu takuar prisnin me kenaqesi oret e mesimit . Diçka kishte lindur thelle ne te gjithe qenien e tyre , sa e sa here Paloka ishte bere gadi t’ia shfaqte ndjenjat e veta . Por druhej , a do ta pranonte valle familja e saj kete mesues te thjeshte . Megjithese syte e vajzes flisnin shume dhe dukeshin mjaft te sinqertë ne fisnikerin e veshtrimit te tyre , ai perseri kishte frike . Nuk donte ta prishte ate gjendje ne dukje te qete , por deshironte t’i ruante ato ndjenja te pashprehura , nga frika se mos e humbiste vajzen e tij te dashur.
Por kjo gjendje e turbullt dhe e papercaktuar mbaroi nje dite. Ndjenjat e pastra e te pashfaqura te te dy te rinjve nuk mbeten gjithnje te fshehura.
-Nuk do te zhvilloni me mesim , i tha sherbyesja nje dite , kur ajo doli dhe hapi deren e madhe te shtepisë, Paloka u shtang , nuk e priste keshtu ndarjen me kete shtepi . Sa e sa here kishte enderruar qe kur te vinte ajo dite dhe vajza t’i thoshte po e prinderit e saj te detyruar , do ta pranonin si dhenderr e atij t’i hapej dera me nderime e respekt . Por nuk qenka thene keshtu.
Me ciltersi dhe pa e kupruar shkakun , nderhyri vrullshem:
-Po perse ?? e pyeti duke e shpuar me nje shikim te rrepte e zbirues. Sherbyesja per nje cast nguroi , por duke e pare se ai nuk po ia ndante ate veshtrim te syve te ndezur flake .. i tha:
-Keshtu ka urdherua zoteria , dhe e pa me keqardhje djaloshin
Paloka u skuq edhe me , desh te belbezonte dicka por nuk mundi . Uli syte dhe heshti . Nuk e mori vesht se kur por porsa u kthye dera u mbyll lehte….. Ishte e pa mundur ta takonte vajzen ditet e mevonshme.
Muret shume te larta te shtepis te mbuluar me sharmashek , e pengonin krejt çdo dite qe kalonte e bente te pa mundur takimin.
Edhe pse shpresat po i shuheshin , deshira per ta takuar nuk i venitej , perkundrazi . Sa here i ishte shfaqur ajo para syve, ashtu e bukur dhe e embel . Edhe ne enderr e kishte pare . Te pakten ti merrte vesh ndjenjat e tij ne kete menyre. E ndiente se ajo gje i vlonte ne shpirt , e kishte trazuarte terin dhe vetem nje çast pritej qe te shperthente . Por rruga drejt zemravete tyre ishte nderprere . Shpresa , shpesh here genjeshtare e bente gjithne e me te pa sigurt ardhjen e ketij casti .Edhe te takimit me te. Edhe pse ky mendim e frikesonte, pikerisht kjo pasiguri e nxiste per me tej .I vendosur per ta ndjekur gjer ne fund gjurmen e kesaj ndjenje te paster , ai jetonte dite te mbushura me pasionet e atij qe dashuronte thelle dhe me vegimet e shpresave te pashuara.
-Do te shkojme ne nje dasme , i tha nje dite Palokes nje nga shoket e tij te ahengut .. Martohet nje i njohuri im. Do te shikosh do jete nje dasme e rralle , a po nuk eshte nusja , yll i vertete…
Nuk ia prishi shokut te vet… Veshtrimi i te gjitheve drejtohet nga nje dere e hapur andej nga duket nusja Palokes i bejne syte ag. Turbullohet nga kjo e papritur . Ahengxhijte tjere fillojne te kendojen kengen qe lavderon bukurine e nuses. Te gjithe kendojne pervec Palokes , eshte teper i tronditur, nuk e mendonte kurre se do t’i ndollte keshtu . Kjo e papritur e deshperuar e derrmon , atmosfera i behet e rende dhe mbytese , ndersa veshtrimi nervoz dhe disi i eger. Buzet i mbyllen fort , sikur donin te mbanin te mberthyer brenda dhembeve te fshehten e frikshme.. Nuk e kishte menduar kurre se mund te kalohej keshtu kaq shpejt nga gezimi ne dhembje.
Don te ngrihet te dale jashte e te therase me fuqine e zerit per padrejtsite e kesaj jete, por e permban veten, e tremb ndonje ngjarje e pahijshme, per here te pare fillon te urrej moshen e tij te re. Ne ate gjendje te veshtirë, ne ate kaplim ndjenjash e ashk te jashtzakonshem, vendos te veproj ndryshe e ndien me te forte se asnjeher yshtjen e natyrshme te aftesis se tij krijuese, zjarrin qe e pervelon ne shpirt dhe ngjyrimin tragjik te kesaj te papriture qe i rrit deri ne skaj ngarkesen emocionale dhe shperthen:
Per mue paska kene kismet
me ken ti e tjera kujt
mbasi te due ban merhamet
edhe mue me duej
Zeri po i dilte me zor nga fyti. Shoket e vet te ahengut e ndjeknin me vemendje , por nuk kuptojne pse shoku i tyre kendon ashtu , edhe pse ne strofen e dyte ai i shfaq haptas ndjenjat dhe mendimet e veta , ata perseri nuk marrin vesh asgje:
Sa te vegova me ra te lig
humba e s’qeshe insan
se e pashe mire qe s’mund te dal açik
ty moj zonje e rande
Te pranishmit mbeten te habitur , e kane degjuar edhe here te tjera te kendoje , por jo keshtu me trishtim. Zeri tashti i del thelle nga shpirti , ndersa ne fjalet dhe melodin e kenges ndihet nje dhembje e thelle Mbasi i hedh nje veshtrim kuptimplote nuses , nje veshtrim depertues , te rrepte por edhe te dhimbshem
sikur do ti futej thelle ne shpirt, duke kujtuar edhe nje here lojen me zjarrin me , me guxim i drejtohet asaj
Kah te shof syte s’po mund t’i ndaj
e gojet kurre nuk te leshoj
por po m’erren mbushun me vaj
ah si s’baroj…
Ne vargun e fundit trishtimi i tij arrin kulmin.
Si eshte e mundur te shpertheje njeriu keshtu , duke kenduar e te shpreh ndjenja kaq te fuqishme? ah si s’mbaroj…. me shume se kenge , me shume se melodi , i del vajtim
Askush nuk e kupton kete gjendje , askush nuk merr vesh shkakun e vertet te ketij mallkimi.
Vetem nusja, syte e saj te bukur prej kohesh kishin marre nje ndricim tjeter ne fillim si mosperfilles , me vone kur kenga filloi te depertoje thelle ne zemren e saj , syte filluan ti ndrisnin me nje shkelqim te ri.
E magjepsur , por edhe e ngacmuar nga kjo e papritur, filloi te skuqej ne fytyre , duke u bere edhe me e bukur fjalet e kenges dhe djaloshi i njohur qe po e kendonte e ndezen flake po i perseriteshin ndjenjat e pavenitura . Vetem ata te dy po merreshin vesh ne lojen e maskuar per te shfaqur ndjenjat e fshehura thelle ne shpirtat e tyre, papritmas ajo filloi te ndieje veten te ligeshtuar , po dridhej
Kur kengetari shqiptoi …. AH SI S’BAROJ… i gjithe gjaku i iku nga fytyra dhe i ra te fiket.
MARSHALLAH BUKURIS SATE
Tek po ecnin neper nje rruge , Palok Kurti dhe Hila i Files e kuptojne se po i ndiqnin ushtaret turq , te cilet nuk dihet sepse po vraponin drejt tyre . Kengetaret , duke nuhatur dica te keqe , largohen me te shpejt duke lene pas jehonen e krismes qe del mga koburja e Palokes . Kjo i egerson me shume te huajt , te cilet behen me te eger ne perpjekjet e tyre per ti kapur , por mr kot . Paloka dhe Hila ndahen ne dy rrugica te ndryshme , duke vrapuar te ndjekur nga ushtaret







