Ballina Aktualitet Shkodra përkujton demonstratën e 13 Dhjetorit 1990, rrëzimin e bustit të diktatorit

Shkodra përkujton demonstratën e 13 Dhjetorit 1990, rrëzimin e bustit të diktatorit

Për herë të parë pas 3 dekadash, të djathtit në Shkodër përkujtojnë demostratën e 13 dhjetorit 1990, si opozitë në pushtetin vendor. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kohës, kur një një grup shkodranësh mposhtën frikën dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha të vendosur përpara ish komitetit të partisë, i bëri bashkë përfaqësuesit e kësaj shoqate dhe demokratët e këtij qyteti. Ato vendosen kurora me lule në lapidarin që përkujton këtë ngjarje.

Shumë prej protagonistëve të asaj date sot nuk jetojnë më, apo janë të shpërndarë nëpër botë. Zhgënjimi është prezent mes protagonistëve të lëvizjeve të para demokratike, pasi 33 vite më vonë, ata thonë se vendi ndodhet përballë një regjimi të ri.

Deputetja demokrate Greta Bardeli dhe nënkryetari i unionit mbarëkombëtar të ish të përndjekurve politik dënuan shfaqjen e simboleve komuniste në vend, ndërsa nuk kursyen akuzat ndaj mazhorancës.

Demonstrata e 13 dhjetorit filloi tek Gjimnazi “Jordan Misja” së cilës iu bashkuan studentet e te rinj të tjerë dhe marshuan bashkërisht në qendër të qytetit, ku rrëzuan bustin e diktatorit. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona. Parullat e hedhura në këtë demonstratë ishin: “Liri, demokraci”, e me pas me parullat “Enver Hitler”, “Poshtë Enver Hoxha”, “Poshtë dhuna”,”Rroftë Amerika”, “Poshtë Policia”, “Ushtria është me ne!, “Ky pushtet mori fund”, etj. Shkodra ishte qyteti parë në vend prej ku filluan lëvizjet demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks