UKQSH/ Gjatë ditës së sotme një pjesë e qytetit të Shkodrës ka mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin e furnizimit.
Prej disa orësh grupet e punës bashkë me specialistët e Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër ndodhen në terren teksa po punojnë për riparimin në një kohë sa më të shpejtë të këtij defekti.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të papritur. Puna do të vijojë pa ndërprerje deri në rikthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm.






