Ballina Kronike Shkodra nuk gjen qetësi, plagosje edhe në Malësi të Madhe

Shkodra nuk gjen qetësi, plagosje edhe në Malësi të Madhe

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Emanuel Guri, e A. Kurtaj, me shtetasin S. Bushataj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Emanuel Guri, 28 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. Bushataj, pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Guri

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. Kurtaj i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks