Nga Eliona Shkreli/ Shkodra nuk fitohet me një këngë!

Nuk fitohet as me projekte pa fonde, as me projekte që presin qeverinë dhe kryeministrin t’i miratojnë!

Shkodra nuk fitohet me rrena e propagandë!

Nuk fitohet as me VIP-a sepse Shkodra në fund zgjedh Atë që do vetë, jo Atë që I thotë VIP-i të zgjedhë!
“Të respektoj për Atë që je por s’të lejoj të hysh në kompetencat e mia e të më imponosh zgjedhjen Time”-përgjigjen shkodranët ndaj VIP-ave të blerë!

Shkodra e historisë, Shkodra e vuajtjeve, Shkodra e persekutimeve, pushkatimeve! Shkodra e persekutimit të klerikëve!

Shkodra nuk fitohet nga pasardhësit që dje e persekutuan dhe e sakatuan, sepse Shkodra nuk harron historinë e Saj të dhimbshme por mbi të përpiqet të ndërtojë të ardhmen, prandaj…

Z.Beci ke bërë zgjedhjen e gabuar! Shkodra nuk të voton sepse e ke vërtetuar në 2 vite si deputet se sa vlen Shkodra për Ty!

Shkodra nuk është thes me lekë, as short apo lotari për t’u fituar, Shkodra është më shumë se aq…Shkodra asht dashni!

E për sa kohë PS t’a trajtojë Shkodrën si ‘betejë’ për t’u fituar me çdo kusht për të plotësuar pushtetin e gjithëpushtetshëm , çdo Bec që do kandidojë nën siglën e PS-së do rezultojë I humbur!

Shkodra e ka pësuar më rëndë se asnjë qytet tjetër regjimin, prandaj nuk do lejojë kurrë instalimin e një tjetër regjimi edhe sikur të jetë qyteti I vetëm që del kundër dhe këtë gjë e ka vërtetuar!

Sa për këngën…Shkodra ka prodhuar aq shumë perla muzikore sa 1 këngë më shumë nuk do bëjë diferencën e fitores!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu