Maskat, kostumet shumëngjyrëshe dhe atmosfera festive e fëmijëve, shënoi celjes e festës 3 ditore të karnavaleve në Shkodër. Sivjet të pagëzuara “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, ato sjellin atmosferen e gëzueshme dhe magjinë që dijnë të dhurojnë fëmijët, nga ato të kopshteve, tek shkollat 9-vjecare dhe të mesme.
Për shkak të kushteve atmoferike, festimet u zhvendosën në teatrin “Migjeni” me shfaqjet e nxënësve të cilët përcollën mesazhe për jetën, mjedisin, bullizmin apo tema që prekin mbarë shoqërinë. Karnavalet janë një traditë e hershme e Shkodrës që kremtohen prej më shumë se 160 vitesh.
Një prej bashkëorgabizatorëve, Gjovalin Stefa thotë se këtë vit bashkia Shkodër e cila është organizatorja e karnavaleve ka ndërhyrë në tekstet e bejtave duke mos i lënë një dorë të lirë në thumbimin tradicional të politikës, qeverisë apo edhe në drejtim të vetë bashkisë.
Karnavalet në qytetin e Shkodrës do të vijojnë për tri ditë me radhë ndërsa do të kulmojnë me djegien e dordolecit që simbolizon ndarjen e të mirës nga e keqja.