Mbeturinat kane pushtuar lagje te tera ne qytetin e Shkodres, ndersa sherbimi i pastrimit le per te deshiruar. Denoncimi eshte bere nga keshilltarja bashkiake Eliona Shkreli e cila shkruan:
Tashti kryebashkiaku merret me partinë se detyrën e shërbimit ndaj qytetit dhe banorëve e ka harruar që në ditën e parë që ka marrë detyrën.
Puna e Benetianit është përqëndruar tek partia sepse emërimi si drejtues politik i Qarkut kërkon mbledhje lekësh me ble’ vota dhe negociata me krimin për “fitoren” e ardhshme të cilën as në andërr nuk do e shohë as Ai as shefi i tij kryeministër!
Ndërkohë plehrat kanë mbuluar çdo pikë të qytetit. Shkodra është kthyer në qytetin e mbeturinave, sa fatkeqësi…