Dje në mbrëmje u nda nga jeta Ferdinant Deda, një prej këngëtarëve më aktiv që dha një kontribut të gjërë e të palodhur në jetën artistike të ansambleve vokale të qytetit. Lajmin e ka bere te ditur per newspower.al profesor Zef Çoba. Nandi, siç e thërrisnin të gjithë, ishte artisti pasionant I paisur me një vokal të bukur tenori. Ai mori pjesë në Korin e Shtëpisë së Kulturës Shkodër, sot Qëndra e Kulturës “Pjetr Gaci”. Ishte ndër të parët këngëtarë që themeluan grupin “Karajfilat që ka Shkodra”, mori pjesë për vite me radhë në Korin “Dom Mikel Koliqi” të Katedrales dhe ishte pjestar aktiv që me krijimin e korit të Shoqatës “Rozafa Ekspresion”. Nandi do të mbetët në kujtesën e shokëvë, bashkëüunëtorëve e të drejtuesve, si njeriu i dashur, zemërmirë e me humor, artisti që megjithëse jo i paisur me një arësim përkatës të specializuar, sfidoi vështirësitë duke realizuar me sukses një repertor ambicioz solistik më këngë të njohura nga vëndi dhe bota. Megjithëse prej shumë vitesh jetonte në Itali, publiku që e njohu dhe kaloj kaloj çaste të bukura në interpretimet e tija, do ta kujtojë përherë me respekt i mirënjohje. Për këtë humbje, i shprehim ngushëllimet familjes, shokëve e bashkëpunëtorëve.
QZef Çoba
Shkodër, me 19.02.2023