Kryeministri i Kosoves Albin Kurti pret ne nje takim te vecante Beatrice Gjergjin dhe Kole Lacen e Shkodra Elektronike, qe perfaqesuan Shqiperine ne Eurovision.

Statusi i kryeministrit Kurti:

Sot mirëpritëm flakën e Eurovisionit 2025 në Prishtinë “Shkodrën Elektronike”, Shkodrën tonë muzikore të suksesshme, që ka ndriçuar me stilin e saj elektro-pop skenat e mëdha të Evropës.

Beatriçe dhe Kola, dyshja karizmatike e këtij formacioni, vijnë sot “plot zjerm” për publikun e Kosovës në ditën e parë të Festivalit FemArt13 “Çliroje mendjen”(16-21.06.2025) në skenën e AMC Hall. Ashtu siç janë plot me dashuri për vendin, edhe sonte janë të ndezur dhe të gatshëm për të përflakur skenën me performancën e tyre të guximshme dhe moderne.

Folëm për suksesin e tyre në Eurovision, ku me këngën “Zjerm” arritën të kualifikohen në finalen e madhe, duke sjellë Shqipërinë mes 10 këngëve më të votuara të natës. Mediat prestigjioze si The Guardian e shumë të tjera e përmendën Shkodrën elektronike si një nga performancat më unike të këtij edicioni.

Gjithashtu, biseduam për publikimin e “Shndrit!”, që po pritet ngrohtësisht nga publiku dhe kritikët, dhe për planet e tyre të ardhshme, që përfshijnë turne ndërkombëtare dhe bashkëpunime të reja artistike.

“Siouxsie and the Banshees” dhe “Sister of Mercy” në Britani, kurse te ne tashmë është bindshëm “Shkodra elektronike”, emër që nuk ndalet, as në studio, as në skenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu