Cilat familje kishin pianoforte në Shkodër përgjatë fund shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX?

1. Familja Filip Parruca. Ky punonte në Venedik më 1851 dhe sillte mallra edhe në Shkodër, ku kishte vilën e famshme të Parrucajve dhe kushërini e lidhje të gjëra me Shkodrën.

2. Familja Pjetër Bianku, i biri i Jak Bojaxhisë. Jak Bianku ishte një nga tregtarët në Venedik nga më të njohurit e qytetit qysh në vitin 1875.

3. Familja e Tefë (Shtjefen) Bianku, një firmë e njohur në Trieste (Itali). Ndërsa e shoqaja ishte nga familja Dodmasej dhe mbante në shqip letërkëmbim familjar.

4. Familja Muzhani. Gaspër Muzhani më 1854 kishte një filaturë mëndafshi.

5. Familja e Ndoc Sumës. Piktori anglez Eduard Lir më 1848 u strehua në shtëpinë e tij.

6. Familja Pema.

7. Familja Guraziu.

8. Familja Kakarriqi.

9. Familja e muzikantit të famshëm Palok Kurtit një ndër themeluesit e Orkestres Frymore ose bandes së parë në qytetin e Shkodrës.

10. Familja Kraja.

11. Familja Simoni.

12. Familja Dodmasej.

13. Familja Frano Ndoja.

14. Familja Darragjati.

15. Familja Dabërdaku.

16. Familja Filip Llupi.

17. Familja Gjon Laca.

18. Familja Lec Shkreli.

19. Familja Shan Koliqi.

20. Familja Tef Curani.

21. Familja Zef Jubani.

22. Familja Engjëll Çoba.

23. Familja Dashe Gjonaj.

24. Familja Prendushi.

25. Familja Topalli.

26. Familja Marku.

27. Familja Serreqi.

Në Shkodër numëroheshin së paku rreth 30 copë pianoforte. Kishte edhe piano, organo e një dyzinë violinistësh, banda frymore të kompletuara me të gjithë llojet e veglave muzikore të kohës që njiheshin në të gjithë Evropën.

Duket e pabesueshme, por kemi lexuar ne kronika se e bashkeshortja e konsullit austriak i lutej shpesh te shoqit qe t’i blinte nje piano ashtu siç kishin shoqet e saja shkodrane ne shtepia. I vinte rende nga vehtja qe ne familjen e konsullit, qe ishte e huaj, nuk kishin piano ne shtepi.I dukej ulje. Aristokracia e metropolit të kulturores së Shqipërisë Veriore, krahas muzikës popullore të kultivuar brez pas brezi në qytetin e lashtë të Shkodres, kishte si pasion edhe muzikën klasike botërore dhe asaj bashkëkohore, duke ruajtur në gjirin e saj edhe shumë pianistë virtuozë. Vetë ekzistenca e Klubeve Kulturore dhe Shoqnive të ndryshme asokohe, i japin të drejten shkodraneve të krenohen gjatë historisë dhe të kërkojnë të drejtën e autorsisë që këto 60 vitet e fundit pa të drejtë ua ka marrë “kryeqyteti” (Tirona), që nuk ka më shumë se 83 vjet.

Ditët e fundit në qytetin e Shkodrës një grup studiuesish kanë hartuar me fakte dhe argumente të pakundershtueshme historike një listë për pianofortet që zotëronin familjet e kulturuara katolike shkodrane. Sot disponohen të dhëna të reja për një listë më të madhe, përgjatë kohës së Natmadhnisë së Tij Mbretit Ahmet Zogu. Edhe katundi me muzikën popullore gjallonte, si p.sh. katundi Berdicë jo (vendosur jo shumë larg qytetit), ku edhe sot ekziston shprehja e njohur: “Berdica 25 shtëpi me 30 violina”.

Nga Kabil BUSHATI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu