Ballina Kronike Shkodër, zjarr në një apartament në katin e 4-t të një pallati,...

Shkodër, zjarr në një apartament në katin e 4-t të një pallati, zjarrfikësit punojnë për shuarjen e flakëve

Një apartament në katin e katërt të pallatit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që siç shihet edhe në pamjet e siguruara ka përfshirë të gjithë apartamentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks