Kandidati socialist Benet Beci ka votuar në Shkodër. “Kemi folur shumë gjatë kësaj fushate sot do të flasin qytetarët. Është një ditë e rëndësishme për Shkodrën të shkojnë sa më shumë drejt qendrës së votimit. Falenderoj edhe gazetarët që kanë qenë korrektë gjithë këtë kohë. Pjesëmarrja deri më tani është 8%.”- tha Beci.






