Ballina Kronike SHKODËR/ “Territor i Pastër”, asgjesohen 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis...

SHKODËR/ “Territor i Pastër”, asgjesohen 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i kontrolleve:

-në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë, u gjetën në total 3789 fidanë cannabisi (të mbjellë në kubikë dhe në tokë);

-në territorin e njësisë administrative Temal, u gjetën 378 fidanë cannabisi dhe 412 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks