Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul. Denoncimi në polici është bërë nga një banor i zonës një ditë më parë (2 gusht). Pas njoftimit uniformat blu kanë nisur kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja.


-Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu